Werder Bremeni kualifikohet në gjysmëfinale, ja me çfarë note u vlerësua Rashica

Futboll

Werder Bremeni kualifikohet në gjysmëfinale, ja me çfarë note u vlerësua Rashica

Më: 7 prill 2021 Në ora: 22:31
Werder Bremeni kualifikohet në gjysmëfinale, ja me çfarë note u vlerësua Rashica

Werder Bremeni ka shënuar fitore të rëndësishme për të siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.

Skuadra nga Bremeni ka mposhtur në çerekfinale skuadrën e Regensburgut, që bën gara në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.

Golin e vetëm që kishte vlerën e kualifikimit tutje e ka realizuar, Osako në minutën e 52-të.

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica luajti nga minuta e parë deri në të 73-tën, dhe u vlerësua me notën 6.6 nga uebsajti i njohur ‘SofaScore’.

Werder Bremeni në gjysmëfinale do të ketë punë të vështirë, pasi do të ketë përballë Leipzigun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat