​Mësohet nëse Lewandowski do të luajë në ndeshjen kthyese ndaj PSG-së

Futboll

​Mësohet nëse Lewandowski do të luajë në ndeshjen kthyese ndaj PSG-së

Më: 8 prill 2021 Në ora: 09:32
Robert Lewandowski

Robert Lewandowski ka konfirmuar se do të humbasë ndeshjen e dytë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain javën e ardhshme pasi ai vazhdon të rikuperohet nga një dëmtim në gju.

Sulmuesi i Bayern Munchen pësoi lëndim gjatë ndërprerjes ndërkombëtare me Poloninë, dhe ai nuk do të kthehet në fushë derisa të ndihet me të vërtetë mirë dhe i sigurt.

Mungesa e Lewandowskit krijon një sfidë të madhe për sulmin e “Bavarezëve” ndërsa ata përpiqen të rikthehen nga një deficit i rezultatit 3-2 pa shërbimet e qmuara të Lewandowskit.

"Jo, javën e ardhshme është ende shumë herët," tha Lewandowski për “Sky Sports”.

"Unë do të bëj gjithçka që mundem që të kthehem në fushë, por vetëm kur ndihem vërtet mirë dhe i sigurt. Nuk është një ndjenjë e mirë të rri në shtëpi”, shtoi sulmuesi nga Polonia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat