Milot Rashica reagon pas kualifikimit në gjysëmfinale

Futboll

Milot Rashica reagon pas kualifikimit në gjysëmfinale

Më: 8 prill 2021 Në ora: 10:12
Milot Rashica

Me rezultat minimal, 1-0, Werder Bremen kanë arritur të kualifikohen në gjysëmfinalen e Kupës së Gjermanisë.

Osako shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje, kur arriti që në minutën e 41-të t’i jap epërsinë klubit.

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, ka nisur ndeshjen nga minuta e parë, mirëpo  u zëvendësua në minutën e 70.

“Në gjysmëfinale. Ishte një luftë e fortë, por ia dolëm”, ka shkruar Rashica në rrjetin e tij zyrtar në Twitter.

Werder Bremen në gjysmëfinale do të luajë ndaj RB Lepizig.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat