Agjenti i Insigne takohet me zyrtarët e Milanit

Futboll

Agjenti i Insigne takohet me zyrtarët e Milanit

Më: 8 prill 2021 Në ora: 10:36
Lorenzo Insigne

Agjenti i kapitenit të Napolit, Lorenzo Insigne, Vincenzo Pisacane thuhet se vizitoi Milanin gjatë ditës së sotme.

Reprezentuesi italian ka shënuar 15 gola në 26 ndeshje të Serie A këtë edicion dhe 29-vjeçari vazhdon të jetë një nga lojtarët kryesor në Stadio Diego Maradona.

Kështu, kontrata e kapitenit skadon në qershor 2022 dhe takimi i i agjentit të tij me klube të tjera do të ushtronte presion ndaj presidentit.

Insigne erdhi përmes akademisë në Napoli dhe ka luajtur 388 ndeshje zyrtare që nga debutimi i tij, duke kontribuar me 105 gola në gjithë këtë proces.

La Gazzetta dello Sport pretendon se Pisacane u takua me Rossonerët, por arsyeja për vizitën është ende e paqartë.

Një lëvizje në Milano duket shumë e vështirë, por thashethemet do të vazhdojnë për sa kohë që një marrëveshje e re nuk është nënshkruar në Napoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat