Ramos: Nëse nuk do të ishte për Messin

Futboll

Ramos: Nëse nuk do të ishte për Messin

Më: 8 prill 2021 Në ora: 11:03
Ramos: Nëse nuk do të ishte për Messin

Në vigjilie të El Clasicos së fundit për këtë sezon atë që do të zhvillohet në Alfredo Di Stefano mes Realit të Madridit dhe Barcelonës që mund të vendosë shumë edhe përsa i përket fateve të titullit kampion, gazeta madrilène Marca nga publikuar disa momente nga “Legjenda e Sergio Ramos”, kështu titullohet seriali që pritet të publikohet së shpejti.

Në disa nga intervistat që ka dhënë kapiteni i Los Blancos kuptohet qartë se nëse nuk do të ishte për Lionel Messin, Ramos do të kishte fituar shumë më tepër trofe me Realin gjatë këtyre dy dekadave. I transferuar në vitin 2005 nga Sevilla te Reali i Madridit, mbrojtësi 35-vjeçar është duke luajtur sezonin e tij të 16-të me klubin merengues, teksa deri tani ka arritur të fitojë 5 tituj të La Ligas, 4 Champions League dhe 2 Kupa Mbreti pa harruar trofe të tjerë si Superkupa të Spanjës, Superkupa Europe e Botërorë klubesh. Në një nga intervisat e Ramos në serial, dëgjohen këto fraza:

“Ne e kemi vuajtur faktin që Barcelona kishte Messin. Nëse nuk do ta kishte dhe ne nuk do ta kishim kundër, mendoj se do të kishim fituar më shumë tituj. Ishte një periudhë kur ne e matëm veten kundër Barcelonës më të mirë në histori. Ne kishim një trajner të shkëlqyer si Mourinho, por ishte e vështirë për ne të përballeshim me ta.

Ne nuk fituam shumë dhe kjo ndodhi edhe për faktin se kishte shumë tension të krijuar nga ne vetë ose nga ata. Të gjithë mendoj se kemi bërë gabime”, është shprehur Ramos mes të tjerash, ndërkohë që rivalitetin Barça-Real ai e ka konsideruar një faktor shumë të rëndësishëm edhe për sukseset e Spanjës në arenën ndërkombëtare.

Sergio Ramos ende nuk ka vendosur nëse do të rinovojë kontratën e tij me Los Blancos e cila i skadon në fund të këtij sezoni, por gjasat më të mëdha janë që mbrojtësi spanjoll të largohet nga Los Blancos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat