Roma mes dy zgjedhjeve

Futboll

Roma mes dy zgjedhjeve

Më: 8 prill 2021 Në ora: 11:28
Roma mes dy zgjedhjeve

Është gjithmonë e vështirë të parashikosh lëvizjet e Friedkin, pronarit të Romës, që lanë zyrat e tyre në Trigoria gjatë pushimeve të Pashkëve, pasi ishin zhgënjyer nga paraqitjet e fundit në kampionat.

Në Amsterdam është momenti vendimtar i sezonit, Roma shpreson të gjejë një buzëqeshje, pas zhgënjimeve të hidhura në Serie A.

Babai dhe djali mund të mos jenë në tribunat e “Johan Cruijff Arena”. Ata do ta ndjekin gjithsesi në distancë ndeshjen kundër Ajax, por ndërkohë po mendojnë për të ardhmen. Nuk mohohet më nevoja për të ndryshuar trajnerin dhe rifilluar një projekt fitues.

Nëse algoritmi thotë Negelsmann dhe Sergio Conceicao, që të dy të paarritshëm, për arsye të ndryshme, arsyetimi i bërë në Trigoria ka të bëjë me dy trajnerë me përvojë, përkatësisht Allegri dhe Sarri.

Me të dy ka pasur disa kontakte këtë sezon. Allegri ka kohë që është i disponueshëm për një eksperiencë të re, nuk do të kthehet te Juventusi, pra mbetet në treg. Edhe me Sarrin është e njëjta situatë. Kësisoji, i mbetet presidencës verdhekuqe të zgjedhë mes dy emrave të spikatur të trajningut italian, që për koincidencë janë shkarkuar për herë të fundit nga i njëjti stol, ai i Juventusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat