Besnik Hasi në krye të Kosovës?

Futboll

Besnik Hasi në krye të Kosovës?

Më: 8 prill 2021 Në ora: 11:44
Besnik Hasi në krye të Kosovës?

Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës ka folur për zhvillimet e fundit në futbollin vendorë por edhe për kombëtaren e Kosovës.

Pyetjes së gazetarit në lidhje me rezultatet e dobëta të fundit të kombëtares si dhe mundësinë e ndërrimit të trajnerit iu është përgjigjur duke i dhënë shpresë tifozëve se ka gjasa që së shpejti, nëse gjen përkrahje të komitetit ekzekutiv, trajner të ri të kombëtares do ta kemi Besnik Hasin.

Përkundër kujdesit dhe përmbajtjes në deklaratë në lidhje me situatën me trajnerin aktual Bernard Challandes, Salihu shkarkimin e tij nuk e ka parë krejt të pamundur, por se e bënë më të vështirë paga e tij të cilën nuk është se ka treguar se sa është.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin zhvillimet në muajit e ardhshme sepse Challandes ka një kontratë me Kombëtaren e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat