Fitore e madhe e Besës para derbit të madh

Futboll

Fitore e madhe e Besës para derbit të madh

Më: 8 prill 2021 Në ora: 11:53
Fitore e madhe e Besës para derbit të madh

Futbollistët e KF Besa nga Dobërdoli kanë shënuar edhe një fitore në kuadër të Ligës së Tretë-Perendim, duke mposhtur në fushë të vet Lubotenin me rezultat 4-1.

Golat për vendësit i shënuan: Aid Beadini, Egzon Aziri, Memet Idrizi dhe Bledar Selimi. Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme para derbit të ditës së diel me KF Arsimi nga Çegrani.

Pas javës së 13-të, Besa është në vendin e parë me 3 pikë më shumë se KF Arsimi. Deri në fund të kampionatit kanë mbetur të luhen edhe 8 jaavë.

“I përgëzojë të gjithë lojtarët për këto tre pikë të reja. Kjo fitore na ka dhënë vetëbesim para derbit të së dielës kundër Arsimit. Jemi optimist se seria e fitoreve do të vazhdojë edhe pas këtij derbi të madh. Më vjen keq që kjo ndeshje do të luhet pa publik, sepse ndryshe do të ishte një spektakël futbolli”, deklaron Visar Baftiu, drejtor sportiv i KF Besa.

Në start të kampionatit, skuadra e Besës ka shpalosur ambiciet për në ligën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat