Trajneri i Bayernit ende beson në kualifikim

Futboll

Trajneri i Bayernit ende beson në kualifikim

Më: 8 prill 2021 Në ora: 12:11
Trajneri i Bayernit ende beson në kualifikim

Bayern Munchen është mposhtur në ndeshjen e parë çerekfinale nga PSG-ja (2:3).

Pavarësisht kësaj humbje, trajneri Hansi Flick beson ende në kualifikim. Ai po ashtu e ka mbrojtur portierin Manuel Neuer, duke thënë se është më i miri në botë.

“Kundërshtarët tonë shënuan tre gola në ato pak raste që krijuan, ndërsa ne kishim shumë, mund të dilnim me një rezultat më të mirë por nuk ishim efikas përpara porte.

Sigurisht që jemi të mërzitur por duhet ta konvertojmë këtë energji në forcë për ndeshjen e kthimit të martën. Gabimet e Neuer? Na ka shpëtuar shumë herë, është më i miri në botë”, ka thënë Hansi Flick.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat