Dybala u ka dhënë një mesazh të fortë

Futboll

Dybala u ka dhënë një mesazh të fortë

Më: 8 prill 2021 Në ora: 12:13
Dybala u ka dhënë një mesazh të fortë

Pas dëmtimit ndaj Sasuolos në 10 janar kishin kaluar 87 ditë nga hera e fundit që Paulo Dybala kishte prekur fushën e lojës, por dje, pas vetëm 4 minutash, argjentinasi pikturon një nga magjitë e tij me të majtën, e cila mbylli hesapet me tri pikët ndaj Napolit. Nëse numri 10 bardhezi nuk kërkoi që të flasë për median në fund të takimit, nuk mungoi postimi i tij për fitoren:

“Jam më shumë se i lumtur.

Nuk di ta shpjegoj këtë ndjesi. Ishte një fitore madhështore dhe tani të vazhdojmë kështu.

Të gjithë së bashku deri në fund Juve”.

Dhe ndoshta me golin magjik të realizuar dje Dybala u ka dhënë një mesazh të fortë edhe drejtuesve për të nxituar rinovimin e kontratës me sulmuesin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat