Barcelona me një provokim të madh për Real Madridin

Futboll

Barcelona me një provokim të madh për Real Madridin

Më: 8 prill 2021 Në ora: 12:14
Barcelona me një provokim të madh për Real Madridin

Barcelona luan këtë javë në udhëtim “El Clasicon” e dytë të sezonit në Madrid.

Teksa në fillim të sezonit “Blaugranat” u mposhtën 3-1 në shtëpi nga Real Madridi, këtë fundjavë skuadra e Ronald Koeman do tentojë tri pikët me qëllim që të mbajë hapin për titullin e La Ligës.

Drejtuesit e Barcelonës kanë vendosur një poster të madh para stadiumit të Real Madridit, “Santiago Bernabeu”, ku shihen Frenkie De Jong dhe Pedri me përshkrimin, ‘Ganas De Clasico’ që përkthehet që mezi po pres El Clasicon.

Kujtojmë që sfida Real Madrid – Barcelona nuk do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, i cili është në rinovim e sipër, por do të zhvillohet në stadiumin “Alfredo di Stéfano”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat