Dyshja e Real Madridit do të jetë gati për sfidën ndaj Barcelonës

Futboll

Dyshja e Real Madridit do të jetë gati për sfidën ndaj Barcelonës

Më: 8 prill 2021 Në ora: 12:17
Dyshja e Real Madridit do të jetë gati për sfidën ndaj Barcelonës

E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” raporton se dyshja Eden Hazard – Dani Karvahall,  mund të jetë gati për ndeshjen e “El Klasikos”, mirëpo nuk do të rrezikohen nga trajneri Zinedin Zidan.

Karvahall është jashtë fushave që kur pësoi lëndimin e gjurit në muajin shkurt kundër Valencias, ndërsa Hazard mori një problem të muskujve kundër Elçes, muajin e kaluar.

Asnjëri nuk ka arritur që të rikuperohet në kohë për ndeshjen ndaj Liverpullit, por siç duket ata do të jenë në bankën rezervë ndaj Barcelonës.

Nëse dyshja me të vërtetë kthehet, kjo do të thotë se Serhio Ramos do të jetë i vetmi që mungon për arsye të lëndimit, derisa Rafael Varane, mungon për shkak të virusit.

‘Los Blancos’ do të luajnë kunder Barcelonës, të shtunën më 10 prill, në stadiumin “Alfredo di Stefano”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat