Ofendoi dhe kërcënoi gjyqtarët e Kosovës, fillon procedura disiplinore

Futboll

Ofendoi dhe kërcënoi gjyqtarët e Kosovës, fillon procedura disiplinore

Më: 8 prill 2021 Në ora: 13:52
Arsim Kabashi

Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi ka përfunduar në Komision Disiplinor të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kabashi dyshohet që pas humbjes së ekipit të tij, Ballkanit, nga Prishtina në javën e 27-të në Superligën e Kosovës në futboll, është afruar pranë gjyqtarëve të takimit, duke i ofenduar dhe kërcënuar ata.

Kabashi ka afat deri më datën 12 prill për të treguar version e tij të ngjarjes, përndryshe do të dënohet nga Komisioni Disiplinor.


Njoftimi nga Federata e Futbollit të Kosovës:

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 06.04.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të fundjavës të Superligës dhe ligave tjera, duke ju referuar raporteve, deklaratave plotësuese të zyrtarëve, si dhe video incizimeve televizive dhe konform Dispozitave të Rregullores disiplinore mori këto:

Hapje e procedurës disiplinore:

Ndaj kryetarit të Ballkanit, Arsim Kabashi, me numër ID 009626M85. Pas përfundimit të ndeshjes ndërmjet KF Ballkani – FC Prishtina, e zhvilluar me datë: 04.04.2021, në ambientet zyrtare të stadiumit i ofendon dhe i kërcënon gjyqtarët e ndeshjes. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore. Kërkohet deklaratë nga kryetari i KF Ballkani, Arsim Kabashi
Deri më datë: 12.04.2021.

Kujtojmë që Ballkani humbi takimin ndaj Prishtinës me një autogol nga Armend Thaqi. Ballkani ndodhet në pozitën e dytë në Superligë me 55 pikë, tri më pak se Drita që ruan kreun e klasifikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat