Milani refuzon për 3 arsye të forta

Futboll

Milani refuzon për 3 arsye të forta

Më: 8 prill 2021 Në ora: 13:56
Milani refuzon për 3 arsye të forta

Juventusi dhe Milani kanë projektuar një shkëmbim kokë më kokë të  dy lojtarëve të tyre, me Alesio Romanjoli i cili do të transferohej  në Torino, ndërsa në Milano do të transferohej Federiko Bernadeski.

Të dy futbollistët kanë vuajtur shumë këtë sezon, ku presioni më i madh ka qenë nga ana e tifozëve të cilët nuk i kanë kapërdirë dot gabimet e lojtarëve të tyre.

Një shkëmbim i tillë sipas mediave në Itali është refuzuar nga skuadra e Milanit për tre arsye, e para është se Bernadeski fiton më shumë se Romanjoli dhe kuqezinjtë nuk janë të gatshëm të ofrojnë një rrogë të tillë një lojtari i cili nuk vjen në formën e tij më të mirë.

E dyta qëndron te fakti që të dyja ekipet duan të fitojnë para duke i shitur lojtarët e tyre dhe nuk duan të bëjnë shkëmbime, dhe e treta  është se Milani nuk ka dalë asnjëherë e fituar nga tratativat me Juventusit, gjë e cila ka humbur besimin e drejtuesve kuqezi ndaj atyre të “Zonjë së Vjetër”.

Nuk dihet nëse do të ketë avancim të mëtejshëm të tratativave, por për momentin Milani ka ngrirë gjithçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat