Bylisi është në momentin më të mirë

Futboll

Bylisi është në momentin më të mirë

Më: 8 prill 2021 Në ora: 14:14
Bylisi është në momentin më të mirë

Bylisi është në momentin më të mirë të sezonit, dhe specialistët thonë që nëse një skuadër arrin kulmin në periudhën Mars-Prill, atëherë gjasat janë të shumta që t’i realizojë objektivat, dhe duket se këtë rrugë ka ndjekur Velkjo Dovedan.

4 ndeshje pa humbje, diçka që kjo skuadër nuk e kish bërë asnjëherë në këtë sezon, mbi të gjitha vetëm një humbje, ajo ndaj Tiranës më 3 mars në 7 sfidat e fundit, ku për më tepër ka koleksionuar 4 fitore.

Shumë ndryshime nga sezoni i shkuar, por duket se Bylisi aktual po përngjason atij të edicionit të kaluar që në dhjetor të 2019-ës e pa veten madje edhe në majën e renditjes. Diferenca me vendin e 9-të që përkthehet në rënien të menjëhershme nga Kategoria është 4 pikë, kjo edhe për meritë të Skënderebut që është munduar ta ndjekë Bylisin, por nëse në një krah ballshiotët duhet të mbrohen nga korçarët, në anën tjetër kanë shansin të evitojnë edhe play-outin, sepse Kastrioti i pozicionit numër 7-të është 4 pikë përpara që nuk janë të parikuperueshme.

Dovedan nuk ka një element mbi të tjerët, por është i gjithë grupi bashkë që i’a ka dalë të marrë rezultatet, edhe pse performancat e Edison Ndrecës në javët e fundit kanë qënë të jashtëzakonshme. Forca e grupit është arma e Bylisit, dhe futbolli shpesh herë ka treguar se kur luftohet për cdo cm , kolektivi është ai që del mbi individin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat