Kroatët reagojnë për turpin e Cërvena Zvezdës në lidhje me Kosovë dhe Kroaci 

Futboll

Kroatët reagojnë për turpin e Cërvena Zvezdës në lidhje me Kosovë dhe Kroaci 

Nga: Kemajl Goca Më: 8 prill 2021 Në ora: 14:36
Parulla në stadiumin e Zvezdës, të vendosura mbrëmë

Cërvena Zvezda e Beogradit si gjithmonë njihet si klub me mendësi primitive dhe që shkakton vazhdimisht provokime të llojit të vet ndaj Republikës së Kosovës dhe Kroacisë. 

Media kroate “Vecenj list” ka reaguar në lidhje me parullat që ishin brenda stadiumit të Zvezdës “Rajko Mitiç” në Beograd, parullë primitive.    

“Edhe pse derbi  më i madh i futbollit serb midis Cërvena Zvezdës dhe Partizanit, u luajt pa shikues, stadiumi i ‘Rajko Mitiç’ ishte plot parulla.

Ishin të varura poshtë tribunës lindore dhe me shkronja të mëdha: ‘Pashkë pa Kosmet. Me Stuhinë në Knin. Kështu shkon kur je serb i asimiluar”’, transmeton media kroate turpin e Zvezdës.

Këto janë parulla të shovenistëve serb dhe sigurisht edhe të mirë organizuar nga vet kryesia e Zvezdës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat