Reagon legjenda gjermane

Futboll

Reagon legjenda gjermane

Më: 8 prill 2021 Në ora: 14:36
Reagon legjenda gjermane

Ish-kapiteni i Bajernit, aktualisht anëtar i bordit drejtues në skuadrën gjermane, Oliver Kahn, tha pas ndeshjes dramatike ndaj Parisit se skuadra e tij nuk meritonte kurrsesi të humbiste mbrëmjen e së mërkurës.

“Nuk kam fjalë, pësuam gol që në start dhe më pas arritëm të barazonim në mënyrë spektakolare.

Por, në fund ata shënuan sërish dhe ne nuk arritëm të shfrytëzonim rastet e pastra që kishim. Humbja ishte e tepërt.

Flik? Nuk e di se çfarë do të bëjë, ai kërkon të fokusohet te sezoni i tanishëm. Për atë që vjen do të flasim më vonë.

Është ende herët për të bërë parashikime”, tha Oliver Kahn për mediat gjermane pas disfatës në shtëpi ndaj francezëve të Parisit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat