Lewandowski nuk rikuperohet as për ndeshjen e kthimit

Futboll

Lewandowski nuk rikuperohet as për ndeshjen e kthimit

Më: 8 prill 2021 Në ora: 14:48
Lewandowski nuk rikuperohet as për ndeshjen e kthimit

Bayern Munih krijoi shumë në mbrëmjen e djeshme të Champions League, mirëpo në fund dolën të humbur nga fusha duke qenë se PSG u tregua shumë më e saktë para portës duke marrë një fitore 2:3.

Te bavarezët u ndje mungesa e Robert Levandovskit, i cili është lojtari që finalizon sulmet e gjermanëve.

Polaku është dëmtuar në momentin më kyç të sezonit, mirëpo lajmi i keq është se ai nuk do të jetë gati as për ndeshjen e kthimit.

Vetë Lewandowski thekson se është shumë shpejt për të luajtur.

“Jo, për javën tjetër është akoma shumë shpejt të kthehem në fushë. Unë do të bëj gjithçka, por vetëm kur të ndihem mirë dhe i sigurtë. Nuk është aspak ndjesi e mirë t’i shohësh ndeshjet nga shtëpia”, u shpreh Lewandowski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat