Tifozët dyshojnë se e shiti lojën

Futboll

Tifozët dyshojnë se e shiti lojën

Më: 8 prill 2021 Në ora: 14:59
Tifozët dyshojnë se e shiti lojën

Në javën e 33-të të Superligës së Turqisë, Alanyaspor u mposht 3:0 nga Besiktas.

Tifozët turk dyshuan se kjo lojë ishte e trokuar, pasi panë reagimin e dobët të portierit, Jose Marafona.

Përmes rrjeteve sociale, Marafona u ka kërkuar falje të gjithë tifozëve.

Por, ai thotë se të gjithë e kanë nga një ditë të keqe.

“Unë i kërkoj falje të gjithë tifozëve të Alanyaspor. Ne kemi fituar shumë beteja të mëdha. Dje nuk ishte dita ime, dhe të gjithë jemi përgjegjës për këtë. Ju kërkoj falje. Ditë të mira dhe të këqija së bashku”, ka shkruar portieri.

Alanyaspor gjendet në pozitën e pestë me 49 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat