Sulmuesit francez i erdhi në jetë fëmija i tretë

Futboll

Sulmuesit francez i erdhi në jetë fëmija i tretë

Më: 8 prill 2021 Në ora: 15:30
Sulmuesit francez i erdhi në jetë fëmija i tretë

Antoine Griezmann mungoi në stërvitjen e ditës së sotme te Barcelona për shkaqe personale.

Vetëm dy ditë nga “El Clásico”, kjo mungesë ka pasur një arsye të mirë.

Sulmuesit francez i erdhi në jetë fëmija i tretë, rezultati i marrëdhënies që ka prej vitesh me partneren Erika Choporena. Në një ditë kaq të rëndësishme si kjo, ai duhej të ishte pranë gruas dhe familjes, që të mos i humbiste detajet e mbërritjes në botë të kësaj krijese të shumëpritur.

Por, ne kemi kuptuar një detaj të vogël, që mund të befasojë këdo, edhe shkencën. Mia Griezmann dhe Amaro Griezmann, dy fëmijët e mëparshëm të çiftit, të dy kanë lindur më 8 prill.

Rastësisht, edhe i vogli që lindi sot ka ardhur në këtë botë në të njëjtën date, 8 prill. Domethënë, tre fëmijët e Griezmann e kanë datëlindjen në të njëjtën ditë, me ndryshimin e vetëm: vitin e lindjes! Diçka vërtet e jashtëzakonshme.

Antoine Griezmann dhe Erika Choporena nuk do ta kenë problem ta festojnë çdo ditëlindje, sepse ata do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë çdo 8 prill dhe t’i kombinojnë festat e tre fëmijëve të tyre në një. Ne nuk e dimë sa raste të ngjashme me këtë do të ketë në botë, por ka të ngjarë që të jetë një nga të paktit që ekzistojnë. Është thënë që rastësitë nuk ekzistojnë, por në këtë rast po përballemi me përjashtimin nga rregulli...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat