Barcelona ishte e interesuar për De Bruyne, gjendja financiare ndikoi që të mos realizohet transferimi

Futboll

Barcelona ishte e interesuar për De Bruyne, gjendja financiare ndikoi që të mos realizohet transferimi

Më: 8 prill 2021 Në ora: 16:04
Kevin de Bruyne

Manchester City dje konfirmoi rinovimin e kontratës së mesfushorit Kevin de Bruyne.

Sidoqoftë, para se të nënshkruante rinovimin, Barcelona kishte shprehur interesim për belgun në mënyrë që të bind Lionel Messin që të rinovojë kontratën.

Sipas The Times, Barcelona e ka parë De Bruynen si lojtari ideal për ta bindur argjentinasin që të rinovojë kontratën.

Sidoqoftë, pandemia e COVID-19 ndryshoi gjithçka dhe dështoi planet e skuadrës spanjolle.

“Barcelona kishte shikuar mundësinë e blerjes së De Bruyne, por pandemia ndikoi në shanset e tyre që të nënshkruajnë me lojtarin e vitit të Premierligës ngase borxhet kishin arritur në një miliardë”, shkroi gazetari i The Times, Paul Hirst.

Sidoqoftë, kjo nuk është lajm shumë i keq ngase Pedri gjithashtu është në formë shumë të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat