Gullit: Thikë pas shpine nga Chelsea, mamaja ime ishte e sëmurë

Futboll

Gullit: Thikë pas shpine nga Chelsea, mamaja ime ishte e sëmurë

Më: 8 prill 2021 Në ora: 16:43
Gullit: Thikë pas shpine nga Chelsea, mamaja ime ishte e sëmurë

23 vite pas shkarkimit të 19 98-ës, ish-trajneri dhe ish-lojtari, ka zbuluar atë që ka ndodhur në Londër, duke pohuar se ka vuajtur për atë që është thënë për të.

“Mamaja ime ishte e sëmurë, kishte një kancer në gji. Kam shkuar shumë herë në Holandë për të qëndruar me të”, ka shpjeguar Gullit për beIN Sports, shkruan telesport.

“Kur shikon mamanë në spital, me kancer, je i trishtuar dhe i dëshpëruar. Ka qenë një eksperiencë e shëmtuar.

Kam kaluar shumë kohë për të”.

“Kur Chelsea më shkarkoi tha se isha në Amsterdam për të festuar. Por nuk ishte kështu. Nuk e kam kuptuar në atë moment. Ishte si të më kishin ngulur një thikë pas shpine. Gjithçka shumë e pabesueshme. Kam mbetur me të vërtetë i befasuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat