Pirlo: Kur të mungon një si ai bëhet e vështirë

Futboll

Pirlo: Kur të mungon një si ai bëhet e vështirë

Më: 8 prill 2021 Në ora: 17:08
Pirlo: Kur të mungon një si ai bëhet e vështirë

Juventus fitoi ndaj Napolit për llogari të kampionatit me rezultatin 2-1, ndësa përveç tre pikëve, në shtëpinë bardhezi mund t’i gëzohen edhe rikthimit të Paulo Dibalës. Argjentinasi mungonte prej muajsh, teksa katër minuta pas aktivizimit gjeti edhe rrugën e rrjetës.

Një ndjesi çlirimi për numrin 10, që kërkon të gjejë tashmë vazhdimësinë dhe të jetë vendimtar për Juventusin në javët e fundit të Serisë A, por edhe në finalen e Kupës së Italisë. Sakaq, pas ndeshjes, edhe trajneri Andrea Pirlo është i lumtur që do të ketë sërish në dispozicion një si Dibala.

“Kur ke në dispozicion një lojtar si Dibala, kërkon gjithnjë që ta aktivizosh.

Ne në këtë këtë sezon nuk e kemi pasur thuajse kurrë. Kur të mungon një si ai bëhet e vështirë dhe, kur kthehet të ndihmon të fitosh. E ardhmja? Ai ka edhe një vit në kontratë, shpresojmë që ta mbajmë”, u shpreh Pirlo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat