Frikë nga Messi

Futboll

Frikë nga Messi

Më: 8 prill 2021 Në ora: 17:25
Frikë nga Messi

Karim Benzema ka thënë se Lionel Messi është një lojtar i rrezikshëm. Real Madridi dhe Barcelona zhvillojnë të shtunën “El Clasicon” e javës së 30-të në La Liga.

Në prag të kësaj ndeshje, Benzema ka folur për kundërshtarin dhe në veçanti për Messin.

“Barcelona gjithmonë ka topin, ata kanë një portier të mirë dhe Messin. Ai është një lojtar që bën gjithçka për Barcelonën. Duhet të keni kujdes me të, sepse është shumë i rrezikshëm” – tha sulmuesi francez.

Tutje, Benzema foli edhe për formën e mirë që po kalon me “Los Blancos” në këtë sezon.

“Nuk e di nëse ky sezon do të jetë më i miri në karrierën time. Çdo vit filloj nga e para dhe dua të paraqitem më mirë se në sezonet e mëparshme. Tani kam një seri të golave. Nëse mund të vazhdoj të punoj dhe ta ndihmoj skuadrën të fitojë, do ta bëj. E rëndësishme është të fitosh” – shtoi Benzema.

Ndryshe, ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës zhvillohet nga ora 21:00 në “Alfredo di Stefano".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat