Fetim Kasapi i del në mbrojtje Arsim Abazit: Në vend të kritikave me shumë te merreni me ekipet e juaja

Futboll

Fetim Kasapi i del në mbrojtje Arsim Abazit: Në vend të kritikave me shumë te merreni me ekipet e juaja

Nga: K.G. Më: 8 prill 2021 Në ora: 17:34
Fetim Kasapi i del në mbrojtje Arsim Abazit: Në vend të kritikave me shumë te merreni me ekipet e juaja

Ish futbollisti Fetim Kasapi, i del në mbrojtje Arsim Abazit, i sapo emëruar selektor i Kombëtares së Kosovës U-17. Kasapi kërkon durim dhe mos të kritikohet Abazi, që ende nuk i ka dhjetë ditë që është në këtë pozitë.  

“Si skautë i FC Besa jam në përcjellje të vazhdueshme të ndeshjeve kampionale tek U/17!

Duke parë reagime të shumta ne përzgjedhjen e kombëtares te Kosovës në U/17 të prirë nga Arsim Abazi (i posa emëruar), konsideroj që ka vend për kritika por një pjesë e madhe e tyre janë krejtësisht të pavend dhe dua te ju informojë që në shumicën e lojërave kampionale  tek U-17,  90% te tyre janë të lindur ne vitin 2004 e që nuk kanë të drejtë të luajnë për kombëtare!

Në Bullgari udhëtojnë vetëm lojtaret e lindur në 2005’ten dhe me të ri.

Andaj konsideroj që në vend të kritikave me shumë te merreni me ekipet e juaja duke ju jap mundësi lojtarëve të lindur në vitin 2005 të luajnë e jo ti leni në shumicën e kohës në bankën rezervë!

Jam që ti japim kohën e duhur Arsim Abazit, nëse nuk e kryen punën si duhet do të jam kritikuesi më i madh, por jo vetëm pas 10 ditëve punë”, reagon Fetim Kasapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat