Mori kërcënime me jetë

Futboll

Mori kërcënime me jetë

Më: 8 prill 2021 Në ora: 17:48
Mori kërcënime me jetë

Drejtori i marketingut i klubit të Shalkes në Gjermani,Aleksandër Xhobst, ka dhënë dorëheqjen pas pretendimeve se është kërcënuar me jetë nga persona anonim mbi periudhën së errët që po kalon skuadra, ku rrezikon rënien nga kategoria.

Lajmin e bëri të ditur vet faqja e Shalkes e cila shprehu keqardhjen për një largim të tillë, pasi roli i Xhobst ishte shumë i rëndësishëm në klubin gjerman.

Vetëm disa ditë më parë, 48 vjeçari kishte arritur të mbyllte një marrëveshje me gjigandin rus ‘’GazProm’, e cila i siguron Shalkes një shumë prej 90 milionë eurosh fitime. Xhobst punonte që prej vitit 2011 në bordin e Shalkes, teksa u shpreh shumë i lënduar në fjalët e tij të lamtumirës.

“Ne tashmë kemi siguruar të ardhurat e marketingut për në divizionin e dytë, të cilat shumica e klubeve nuk i kanë marrë as në Bundesliga. Unë jam duke kaluar mbi zonën time të përgjegjësisë në një gjendje të lartë.

Po largohem me një zemër shumë, shumë të rëndë dhe më është dashur shumë kohë për të ardhur në këtë vendim. Ishte një nder i vërtetë që isha në gjendje të punoja për këtë klub.

Dhe mund të premtoj një gjë: Unë do të vazhdoj të jap gjithçka për këtë klub të mrekullueshëm deri më 30 qershor sepse u kam borxh punonjësve, anëtarëve, tifozëve dhe partnerëve tanë’’, e mbylli fjalën e tij gjermani Xhobst.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat