Kosova deklason Maqedoninë e Veriut

Futboll

Kosova deklason Maqedoninë e Veriut

Nga: K.G. Më: 8 prill 2021 Në ora: 18:31
Kosova deklason Maqedoninë e Veriut

Në një ndeshje miqësore të futbollit këtë pasdite në Shkup, Kombëtarja e Kosovës, e drejtuar nga selektorja Afërdita Fazlija, deklasoi me rezultat 3:1 Maqedoninë e Veriut.

Vashat treguan angazhim të madh dhe ia dolën të fitojnë këtë miqësore. 

“Ekipi kombëtar A i Maqedonisë për femra u mposht bindshëm nga Kosova, me 1:3. 

Goli për ekipin tonë kombëtar e shënoi Maksuti në minutën e 60-të për të zvogëluar rezultatin në 1:2.

Ndryshe, mysafirët shënuan golat e tyre në minutën e 39-të, 56-të dhe 85-të, duke fituar kështu 3:1.

Maqedonia do të luajë një ndeshje tjetër me Kosovën me 11 prill, gjithashtu në fushën e FFM-së, duke filluar nga ora 13:00”, - ka shkruar media maqedone “Sportmedia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat