Jeton Musliu përkohësisht në krye të Shkupit 

Futboll

Jeton Musliu përkohësisht në krye të Shkupit 

Nga: K.G. Më: 8 prill 2021 Në ora: 18:36
Jeton Musliu përkohësisht në krye të Shkupit 

Shkupi ka ndarë rrugët me trajnerin turk Hasan Ozer. 

Ai qëndroi për pak kohë në krye të ekipit të Çairit dhe pas disfatës në shtëpi nga Renova (1:2) ai bëri një hap pas në garën për titullin e kampionit të Maqedonisë së Veriut në futboll. 

Menaxhmenti i skuadrës shqiptare vendosi të ndryshojë dhe Jeton Musliu, koordinatori i kategorive të të rinjve, u emërua trajner i përkohshëm.

Ai do të drejtojë ekipin derisa të emërohet një trajner i ri. 

Kjo do të thotë që Musliu do të drejtojë ekipin në ndeshjen me Akademia Pandev, në kuadër të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat