Po shkëlqejnë në kampionat - talentët e Kategorisë së Tretë ftohet në përfaqësuesen e Maqedonisë

Futboll

Po shkëlqejnë në kampionat - talentët e Kategorisë së Tretë ftohet në përfaqësuesen e Maqedonisë

Më: 8 prill 2021 Në ora: 23:04
Po shkëlqejnë në kampionat - talentët e Kategorisë së Tretë ftohet në përfaqësuesen e Maqedonisë

Skuadra shqiptare Fortuna e Hasanbegut në vitet e fundit i është rikthyer traditës së prodhimit të talentëve të rinj dhe furnizimin e klubeve dhe të përfaqësueseve të Maqedonisë me futbollist të moshave të reja.

Kjo skuadër në sezonin pranveror të Kategorisë së Tretë të vendit fqinjë, janë duke dominuar në tërësi  dhe paraqitjet e shpresave të Fortunës, nuk kanë mbetur pa u vërejtur nga trajnerët e përfaqësueseve të shpresave të Maqedonisë.

Në mbyllje të muajit mars dhe fillimin e prillit në adresë të futbollistëve të saj kanë arritur tri ftesa për në përfaqësuesen e Maqedonia U17 dhe U19. E fundit ka arritur për Behar Feta dhe Xhemil Jahiji që të dy të lindur në vitin 2003.

Këta të dy do të jenë pjesë e ekipit përfaqësues për ndeshjet kontrolluese me Malin e Zi. Më parë te Maqedonia U17, ishte ftuar Xhezair Avduli. Ndërsa te U14 një kohë të gjatë luan Eldin Ramani (2007). Nga të gjithë këta përvojë më të madhe tek shpresat e Maqedonisë Behar Feta që është kapiten te U18 dhe për një kohë po luan me U19.

Ndryshe në disa ndeshje të kësaj pranvere ekipi bazë në kampionatin e Maqedonisë (Liga e tretë – Veriu), te Fortuna mezi kalonte moshën mesatare 18 vjet. Drejtuesit e kësaj skuadre që mban nofkën “Ambasadorët e Karadakut”, janë të kënaqur s inga rezultatet e shënuara, por edhe nga dalja e talenëve nga radhët e tyre.

Ndryshe Fortuna në dy vitet e fundit ka luajtur balotazh për kualifikim në kategorinë e dytë të futbollit maqedonas, ndërsa sivjet shpresojnë se përfundimisht do kualifikohen në Ligën e Dytë – Perëndim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat