Barazimi me Slavia Prague, Arteta: Ia vështirësuam punët vetes

Futboll

Barazimi me Slavia Prague, Arteta: Ia vështirësuam punët vetes

Më: 8 prill 2021 Në ora: 23:59
Mikel Arteta

Arsenali ka barazuar ndaj Slavia Prague në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League.

Arsenali barazoi në fund ndaj Slavia Prague me mund të madh në një ndeshje dinamike.

Gjatë gjithë ndeshjes, “The Gunners” ishin nën kontroll dhe patën raste por nuk mundën ti konkretizonin ato.

Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta deklaroi se skuadra londineze i krijoi probleme vetës.

“Është e panevojshme, sepse kishim ndeshjen nën kontroll por pastaj pasuam disa topa në zonë dhe rrezikuam vetveten”, tha ai.

“Nuk duhej ta bënim atë gjë, sepse ia vështirësuam punët vetes”, shtoi ai.

“Pesë zëvendësimet na ndihmuan, ata bënë impaktin që dëshiruam por nuk mundëm të marrim rezultatin që dëshironim”, tha Arteta.

“Pjesa e parë ishte e vështirë sepse ata janë kundërshtar i fortë, ku ata mbrohen “man to man” dhe janë të fortë në mbrojtje”, shtoi ai.

“Ishim të mirë, por ata kishin kapacitete në duele dhe në kundërsulme por ia dolëm mirë, siç thashë është më shumë rezultati final që lë për të dëshiruar”, përfundoi Mikel Arteta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat