Skënderbeu-Tirana, sfidë që zgjon emocione

Futboll

Skënderbeu-Tirana, sfidë që zgjon emocione

Më: 9 prill 2021 Në ora: 12:02
Skënderbeu-Tirana, sfidë që zgjon emocione

Skënderbeu-Tirana është një nga sfidat më interesante të javës së fundit të fazës së 3-të në Kategorinë Superiore.

Një duel mes dy ekipeve që para 7-8 sezonesh po rivalizonin fort, në atë kohë ishte një përballje mes epokës së re dhe lavdisë së dikurshme, por tashmë është një takim mes një skuadre që kërkon të evitojë rënien dhe një tjetre që është ringjallur në garën për titull.

Skënderbeu vjen nga një seri pozitive ku ka fituar 4 nga 5 ndeshjet e fundit duke përfshirë edhe Kupën, asnjëherë në këtë sezon nuk ka patur një ecuri të tillë. Migen Memelli duke përdorur një shprehje të huazuar nga Formula 1 duket se e ka gjetur më në fund “set-up”-in, dhe do të vendosë sërish skemën me 5 mbrojtës, teksa në sulm do të mbështetet tek forma e mirë e Alfred Mensah që i dha fitoren me Kukësin.

Në spondën tjetër vjen një Tiranë me 5 fitore në 6 ndeshjet e fundit dhe që pas suksesit 5-2 ndaj Apolonisë është rikthyer në garën për titull duke patur vetëm 5 pikë më pak se dy skuadrat që kryesojnë renditjen. Orges Shehi e ka tashmë luksin të përdorë më të mirët, me rikthimin në formë të Cale-s,

Torasës e Celhakës, pa harruar performancat pozitive të Seferit e Bathës.

Do të jetë një duel i fortë mes dy skuadrave që kanë objektiva të kundërt dhe kjo sfidë mund të përcaktojë shumë, si për SKënderbeun po ashtu edhe për ambiciet e Tiranës për t’u shpallur për herë të dytë radhazi kampion, në fund pa diskutim do të jetë edhe një sfidë mes dy ish-ëve Migen Memellit që tek Tirana e fitoi një titull si lojtar dhe Orges Shehit që me fanellën e Skënderbeut fitoi 7 tituj kampion, 1 kupë dhe 2 Superkupa si portier dhe një Superkupë si trajner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat