Djaloshi brazilian shpreson që pas pandemisë, të jetë tifoz javor i klubit nga Championship i Anglisë

Futboll

Djaloshi brazilian shpreson që pas pandemisë, të jetë tifoz javor i klubit nga Championship i Anglisë

Më: 9 prill 2021 Në ora: 12:06
Djaloshi brazilian shpreson që pas pandemisë Covid-19, të jetë tifoz javor i klubit nga Championship i Anglisë

Lista e futbollistëve legjendar nga Brazili është tepër e gjatë, me Pele, Cafu, Neymar e Rivellino, por tifozi nga Brazili zgjodhi skuadrën e Sheffield Wednesday dhe ish-lojtarin e tyre Atdhe Nuhiu.

Rafael Marques është djaloshi nga Brazili që në zemër s’e ka klubin e Barcelonës, Real Madridit, Liverpoolit apo Juventusit, por skuadrën e Sheffield Wednesday, që garon në Championship (Liga e dytë e Anglisë).

“Unë kam luajtur shumë FIFA. Dhe kërkova një ekip që do të mund ta krijoja, e gjeta Sheffieldin dhe menjëherë mu fut në zemrën time, pra nga video-loja, disi u dashurova në këtë klub. Unë u rrita me dashuri për Sheffield. Kur pashë Tudgay kur shënoi një gol të çmendur dhe vrapoi drejtë tifozëve për të festuar, si një adoleshent thashë me vete, ‘wow’ ky është ekipi im i zemrës”, ka thënë tifozi brazilian.

Në vitin 2015 ai arriti të udhëtonte drejtë Anglisë për ta parë një ndeshje të Sheffield.

Madje, Marques takoi edhe sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiun.

“Po shikoja stadiumin dhe isha duke bërë një foto, ku papritmas dëgjova një zë të çuditshëm që thërriste emrin tim. Ishte Atdhe Nuhiu. Çfarë emocioni!”, vazhdon tutje Rafa.

Djaloshi brazilian shpreson që pas pandemisë Covid-19, të jetë tifoz javor i klubit nga Championship i Anglisë.

“Është diçka që dua ta bëjë dhe tani është koha. Dashuria për këtë klub nuk shpjegohet dot. Po të mos ishte pandemia, do ta shikoja gjdo ndeshje të tyre këtë sezon”, përfundoi tifozi nga Sao Paulo i Brazilit.

Fat i keq për këtë tifoz është që ai s’mund ta sheh në skuadër kosovarin Atdhe Nuhiu, pasi ky i fundit është transferuar në klubin e APOEL-it, në Qipro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat