Ja pse e kishte përjashtuar me të kuq Messin

Futboll

Ja pse e kishte përjashtuar me të kuq Messin

Më: 9 prill 2021 Në ora: 12:07
Ja pse e kishte përjashtuar me të kuq Messin

Jesús Gil Manzano do të ndajë drejtësinë në “El Clasico”.

Deri sot, zyrtarisht për sfidën në mes të Real Madridit dhe Barcelonës ishte caktuar, Mateu Lahoz.

Por, Lahoz ka probleme muskulore dhe LaLiga e ka zëvendësuar sot atë me Jesús Gil Manzano.

Për Lionel Messin është një gjyqtar shumë i njohur pasi Manzano është i vetmi që e ka ndëshkuar atë me karton të kuq gjithë karrierën me fanellën e Barcelonës.

Kjo ndodhi këtë vit në finale të Kupës së Mbretit, kundër Athletic Bilbaos, ku Barça humbi 2-3.

Numri 10 i “blaugranave” e humbi toruan në fundin e sfidës duke goditur Vijalibren pas një dueli mes tyre. VAR e fiksoi këtë moment dhe Gil Manzano i tregoi kartonin e kuq.

Sfida në mes të Realit dhe Barcelonës do të zhvillohet të shtunën nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat