Josa: Nuk kemi forcën e duhur për të goditur kundërshtarin

Futboll

Josa: Nuk kemi forcën e duhur për të goditur kundërshtarin

Më: 9 prill 2021 Në ora: 12:36
Josa: Nuk kemi forcën e duhur për të goditur kundërshtarin

Trajneri i Kukësit, Mirel Josa, mendon se problemi kryesor i skuards që drejton është mungesa e konkretizimit në zonën kundërshtare. Pikërisht paaftësia për të shënuar në shumë rastet që krijon, sipas teknikut ka bërë që ekipi të dalë nga gara për titull e tashmë të rrezikojë të përfshihet në një betejë të mundshme për mbijetesën në elitë.

“E para e punës duhet të marrim ndeshjet me radhë. Nuk mund të themi për objektivat. Normal që kemi pasur humbje gjatë kohës, kemi pasur humbje sa i përket klasifikimit. Por tani duhet të shohim ndeshjet në raport me ke kemi përballë, kemi përballë një skuadër që na ka mundur dy herë.

Kemi përballë një skuadër të fortë, një skuadër me karakter. E ka treguar këtë jo vetmë në ndeshjet me Kukësin, por edhe në ndeshjet e tjera, kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm sa i përket mbarëvajtjes së ndeshjes.

Mendoj se ne duhet të lirohemi psikologjikisht sa i përket mënyrës se si skuadra del deri te zona e rreptësisë së kundërshtarit dhe nuk kemi forcën e duhur për të goditur kundërshtarin. Kjo ndodhi edhe në ndeshjen me Skënderbeun,pasi në pjesën e parë skuadra kishte 5 raste për të kaluar në avantazh. Por në futboll nuk ka “në qoftë se”.

Në futboll duhet të jesh shumë efikas në mënyrë që loja të marrë rrjedhë pozitive për ty”, deklaroi Josa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat