Çfarë flitet për Ranierin?

Futboll

Çfarë flitet për Ranierin?

Më: 9 prill 2021 Në ora: 12:38
Çfarë flitet për Ranierin?

Gjatë një interviste, presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero konfirmoi se trajneri Claudio Ranieri dhe Fabio Quagliarella janë të rëndësishëm për projektin e të ardhmes së skuadrës.

Numri një i klubit italian deklaroi se Ranieri është trajneri i tij dhe se askush nuk duhet ta “prekë”.

Ai theksoi se 69-vjeçari është një njeri i madh dhe se bashkë kanë marrëdhënie shumë të mire. Ferrero pohoi se dëshira e tij është të ndërtojë një skuadër të madhe dhe se me Ranierin do të bisedojë në fund të kampionatit.

Ai shtoi se e njëjta gjë vlen edhe për Quagliarellan, pasi ai është i rëndësishëm për ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat