Istogun shkarkon zyrtarin, shkak një gabim!

Futboll

Istogun shkarkon zyrtarin, shkak një gabim!

Nga: K.G. Më: 9 prill 2021 Në ora: 12:48
Istogun shkarkon zyrtarin, shkak një gabim!

Klubi i futbollit Istogu shkarkon nga detyra e sekretarit të klubit, Fatmir Hakaj.

Istogu është eliminuar nga Kupa e Kosovës dhe iu shua ëndrra që të kualifikohet në finalen e madhe. 

Ata si vendas pësuan humbje me 1:2 nga  Dukagjini i Klinës, por për shkak se një lojtar i tyre ka luajtur me kartona të verdhë, ndeshjen e humbin me rezultat zyrtar 3:0 nga Dukagjini dhe eliminohen.

“Me anë të kësaj komunikate, FC 'Istogu' , ju njofton se nga sot sekretari i deritanishëm, z. Fatmir Hakaj, nuk do të jetë më pjesë e klubit tonë.

Klubi ka vendosur që ta shkarkojë nga pozita e sekretarit z. Fatmir Hakaj, i cili ishte pjesë e klubit që nga viti 2009.

Ky shkarkim i sekretarit vije pas lëshimit të madh që e ka bërë në mesjavë në ndeshjen e gjysmëfinales së Kupës, Istogu - Dukagjini, ku si pasojë e gabimit të tij tashmë ne jemi diskualifikuar nga Kupa e Kosovës. 

Një gabim i tillë nuk ka ndodhur asnjëherë në klubin tonë dhe nuk është dashur të ndodhte. Pasi dihet që puna primare e sekretarit të klubit është mbajtja e evidencës së çdo protokolli të ndeshjeve. 

Përgjegjësinë për këtë lëshim e mbanë vetëm sekretari i klubit, dhe nuk mund të akuzohet asnjë njeri tjetër në klub!
Falënderojmë sekretarin z. Fatmir Hakaj për kontributin e dhënë në këto 12 vitet e fundit.

Ne si klub jemi ende të shokuar për këtë që ka ndodhur!

Ne si klub ç'do ditë jemi duke punuar shumë që ta ngrisim profesionalizmin në ç'do aspekt dhe të ngritemi sa më lartë si klub. 

Presidenti i klubit z.Faton Bytyqi me sinqeritetin më të madh i kërkon falje së pari futbollistëve dhe stafit të trajnerëve, më pas qytetarëve të Istogut dhe tifozëve istogas, për gjithë këtë që ka ndodhur. 
Të gjithë jemi mjaft të zhgënjyer më këtë ndodhi!”, njofton Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat