Humbje e madhe e financave të Juventusit

Futboll

Humbje e madhe e financave të Juventusit

Më: 9 prill 2021 Në ora: 12:51
Humbje e madhe e financave të Juventusit

Humbje e madhe e financave të Juventusit, çfarë dështimi fatal nëse nuk kualifikohen në Champions League!

Tashmë pas 9 viteve, tifozët juventinë duhet të mësohen me faktin qe skuadra e tyre nuk do të dali kampion. Kur kanë mbetur 9 javë nga fundi, Interi është shkëputur me 12 pikë nga bardhezinjtë.

Pavarësisht se fituan ndaj kundërshtarit direkt për zonën Champions, Napolit, Juventusi akoma rrezikon vendin e katërt në kampionat, pasi diferenca është vetëm 3 pikë.

Në rast se Juventusi nuk arrin të kualifikohet në Champions League, do të jetë fatale për financat e klubit. Mediat italiane raportojnë se “Zonja e vjetër” do të humbë një shifër marramendëse prej 80 milionë eurosh nga buxheti vjetor. Kujtojmë që bardhezinjtë deklaruan një defiçit prej 113.7 milionë eurosh në gjashtë muajt e parë të sezonit 2020/2021, për shkak të COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat