Lewandowski: Haaland do bëhet më i miri në botë, por pas meje!

Futboll

Lewandowski: Haaland do bëhet më i miri në botë, por pas meje!

Më: 9 prill 2021 Në ora: 13:21
Lewandowski: Haaland do bëhet më i miri në botë, por pas meje!

Me 35 gola të realizuar në këtë sezon të Bundesligas kundrejt vetëm 21 të Erling Haaland, Robert Lewandowski vazhdon të mbetet një shkallë më lart se talenti norvegjez i Dortmundit.

Leva i cili humbi përballjen e parë çerekfinale të Championsit ndaj Paris Saint Germain dhe po bën çmos për t’u rikuperuar në kohë për takimin e kthimit, në një intervistë ka folur pikërisht për Haaland duke thurur elozhe për yllin e Dortmundit i cili sipas bomberit polak zotëron një talent të jashtëzakonshëm dhe një ditë do të jetë qëndërsulmuesi më i mirë në qarkullim por ajo ditë do të vijë kur Lewandowski të jetë tërhequr pasi 32-vjeçari nuk ka ndërmend t’i hapë rrugë.

“Haaland është një futbollist i shkëlqyer. Ai është ende shumë i ri dhe ka një potencial të madh. Nëse e sheh në fytyrë, e dallon lehtë urinë e madhe që ka dhe dëshirën për të shënuar gola. E ka mundësinë për t’u bërë sulmuesi më i mirë në botë.

Por kujdes, jo gjithçka shkon mbarë gjithmonë dhe në futboll nuk ka asgjë të lehtë. Erling po realizon shumë gola, por është akoma i ri. Unë mendoj se është diçka fantastike të kesh një talent të tillë në Bundesligë dhe të përballesh me të. E përsëris, ai është një futbollist që mund të bëhet më i miri.

Gjithsesi, unë nuk kam ndërmend t’i hap rrugë dhe t’ia jap stafetën. Jam i lumtur këtu ku jam dhe kam ndërmend të luaj në nivele të larta edhe për disa vite“, theksoi Robert Lewandowski i cili përpara se të varë këpucët në gozhdë synon të thyejë rekordin e Gerd Muller për t’u bërë shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e Bundesligas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat