Media prestigjoze në Itali: Gjimshiti është sekreti i Atalantës

Futboll

Media prestigjoze në Itali: Gjimshiti është sekreti i Atalantës

Më: 9 prill 2021 Në ora: 13:25
Media prestigjoze në Itali: Gjimshiti është sekreti i Atalantës

Atalantën jemi mësuar që zakonisht ta shohim duke përdorur skemën me tre mbrojtës që qëndrojnë për t’i bërë ballë sulmeve të kundërshtarëve, në mënyrë që Golini të ketë sa më pak punë. Por trajneri Gasperini është në ndryshim të vazhdueshëm dhe në përditësim të ideve mbi futbollin.

Ky është çelësi i suksesit i një trajneri të madh që po vazhdon të mbajë Atalantën në nivelet më të larta të futbollit në Itali dhe Europë. Punën e Gasperinit mund ta shohim fare mirë edhe te transformimi mahnitës i Berat Gjimshitit.

Së fundmi është “Calciomercato” që ka ngritur në qiell mbrojtësin shqiptar pas artikullit që hapet me titullin: “Berat Gjimshiti është sekreti i Atalantës në mbrojtjen me katër”. Së fundmi trajneri Gasperini po zgjedh që të luajë me katër mbrojtës, ndërsa Gjimshiti është çelësi për të fituar ndeshjen dhe po përdoret si karta xhol.

“Kohët e fundit Gasperini i ka befasuar disa trajner, duke nisur nga Juriç.

Vendosi mbrojtje me katër, një 4-2-3-1. E çelësi për të fituar gjendet te shqiptari Gjimshiti. Nëse kishte lindur thjesht si lojtar qendror, te Atalanta u diplomua si “Xholi i mbrojtjes së Bergamos”.

Në rritjen teknike-taktike të Atalanta, midis mesfushës dhe mbrojtjes së pasme, Berat Djimsiti ishte gur themeli në këto dy ndeshje dhe pika e kthesës për lëvizjen në katër mbrojtësa, një skemë që po funksionon”, shkruhet në artikullin e medias prestigjoze në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat