Shtyhet përsëri takimi me golin e Sadikut, pak minuta në Libertadores

Futboll

Shtyhet përsëri takimi me golin e Sadikut, pak minuta në Libertadores

Më: 9 prill 2021 Në ora: 13:38
Shtyhet përsëri takimi me golin e Sadikut, pak minuta në Libertadores

Armando Saidku vazhdon të presë për golin e tij të parë me fanellën e Bolivar e për më tepër në turneun për të cilin vendosi që të transferohej në Amerikën e Jugut, Kupën Libertadores.

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, ka zbritur përsëri në fushë mbrëmë në turneun më të rëndësishëm të kontinentin, por nuk ka qenë protagonist kryesor në fitoren 2-1 të ekipit të tij ndaj kolumbianëve të Zhunior.

Sadiku ishte në stol dhe u aktivizua vetëm në minutën e 84-t të ndeshjes, në vend të Ramos, një prej autorëve të golave në këtë takim për skuadrën boliviane.

Pak minuta në fushë dhe pak mundësi për të gjetur rrjetën për sulmuesin shqiptar, në këtë duel, me shpresën se do të mund të thotë fjalën e vet në ndeshjen e kthimit në Kolumbi, pasi ajo do të përcaktojë se cili nga ekipet shkon në fazën në grupe të turneut.

Sipas media enë vend, Sadiku vazhdon të mos jetë titullar në Kupën Libertadores për shkak se ende nuk është përshtatur me klimën në La Paz.

Lojtari vetë pak kohë më parë pat pranuar se duke luajtur në një lartësi të jashtëzakonshme si ajo e stadiumit në kryeqytetin e Bolivisë, kundërshtarët “binin në gjunjë” nga mungesa e oksigjenit, ndërsa për vendasit nuk ishte edhe aq shqetësuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat