Jurgen Klopp kujton humbjen 7-2 ndaj Aston Villes

Futboll

Jurgen Klopp kujton humbjen 7-2 ndaj Aston Villes

Më: 9 prill 2021 Në ora: 15:18
Jurgen Klopp

Liverpool do të luajnë ndaj Aston Villes të shtunën në kuadër të Premierligës me fillim nga ora 16:00.

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, thotë se ai ka një plan në mendje për të ndalur Aston Villes.

The Reds kanë konkurrent direkt Aston Villen për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve dhe janë stërvitur shumë për të luajtur këtë ndeshje.

“Ne duhet t’i rregullojmë gjërat siç duhet. Gjëra të tilla nuk duhet të na ndodhin (sikurse humbja 7-2). Ne duhet t’i rregullojmë gjërat me shumë siguri, kam një plan më mendje,” tha Klopp në një konferencë për shtyp.

“Ju nuk mund të lini një lojë si Villa një mënjanë. Ne duhej të punonim me të. Po kërkojmë kualifikimin në Ligën e Kampionëve, ata janë rivalë seriozë për futbollin evropian”.

Aston Villa ka pasur një sezon shumë të mirë në Premierligë dhe është prapa Liverpool me 5 pikë, por me një ndeshje më pak./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat