E kërkon gjysma e Europës

Futboll

E kërkon gjysma e Europës

Më: 9 prill 2021 Në ora: 15:22
E kërkon gjysma e Europës

Serxhio Aguero njoftoi largimin nga skuadra e Mançester Sitit këtë verë, teksa tani po kërkon një destinacion i cili do të ishte i përshtatshëm për vetë sulmuesin argjentinas.

Janë të shumta ekipet që janë vënë në lëvizje për të siguruar shërbimet e Agueros përfshirë këtu francezët e PSG-së, Juventusi, Barcelona dhe së fundmi u përfol se dhe dy klubet angleze të Londrës, Çelsi dhe Totenhem kanë kërkuar shërbimet e sulmuesit argjentinas.

Si duket një ekip surprizë ka hyrë në garë për Agueron  dhe ata janë klubi anglez i Lidsit. Trajneri Marselo Bielsa kërkon të transferojë argjentinasin pasi i duhet një forcë më shumë në sulm së bashku me Patrik Bamford i cili po bën shumë mirë këtë sezon në Premier Ligë.

Transferimi tek Lidsi nuk do të përbënte një problem për sulmuesin 32 vjeçar, pasi vetë sulmuesi është shprehur se nuk do të jetë  kriter primar pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve për ekipin e tij të ardhshëm. Me një transferim të tillë, futbollisti nuk do të ndërronte as shtëpinë, por mbetet për tu parë deri në fund se ku do të luajë sezonin tjetër “El kun”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat