Italiani është shndërruar në një nga pikat më të rëndësishme

Futboll

Italiani është shndërruar në një nga pikat më të rëndësishme

Më: 9 prill 2021 Në ora: 17:09
Italiani është shndërruar në një nga pikat më të rëndësishme

Në një sezon zhgënjyes në aspektin e lojës dhe rezultateve, nota e vetme pozitive te Juventusi është përshtatja mjaft e shpejtë e blerjes më të rëndësishme të verës së kaluar, sulmuesit Federico Chiesa.

Italiani është shndërruar në një nga pikat më të rëndësishme të formacionit bardhezi dhe ndryshe nga shumë njerëz që nuk janë të kënaqur me punën e Pirlos, Chiesa ka folur me superlativa dhe ia dedikon pikërisht atij rritjen.

“Ajo që më ka karakterizuar këtë vit, është vazhdimësia në paraqitje dhe në këtë aspekt jam përmirësuar më shumë.

Më ka ndihmuar shumë fakti që luaj dhe stërvitem me kampionë të shumtë, ashtu si edhe këshillat e trajnerit dhe mentaliteti i Juves. Pirlo më ka ndihmuar shumë gjatë këtyre muajve, sidomos me besimin që më ka dhënë”, u shpreh Chiesa.

Sulmuesi italian foli më pas edhe për marrëdhëniet mjaft të mira që ka ndërtuar me yllin e skuadrës, Cristiano Ronaldon, teksa edhe pas golit të portugezit ndaj Napolit, u panë të festonin të dy bashkë.

“Festa me Ronaldon ishte diçka e momentit, që e kemi bërë edhe ndaj Veronës. Është një mënyrë e bukur festimi, që të vjen ta bësh sa herë që shënon. Është fantastike të luash me një kampion të kalibrit të tij, që kanë bërë historinë e futbollit, megjithatë ne kemi shumë futbollistë të kalibrit të lartë në skuadër dhe çdo ditë mund të mësosh prej tyre”, deklaroi italiani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat