Guardiola nuk kursehet për Bielsën

Futboll

Guardiola nuk kursehet për Bielsën

Më: 9 prill 2021 Në ora: 17:14
Guardiola nuk kursehet për Bielsën

Pep Guardiola ka një admirim të veçantë për Marcelo Bielson që në vitet kur të dy drejtonin në Spanjë. Tekniku i Mançester Sitit, një ditë para sfidës ndaj Lidsit që drejtohet nga argjentinasi, ka folur me elozhe për rivalin që do të ketë përballë.

“Kur kam patur mundësinë që të flas me të, fliste gjithmonë për atë tek e cila besonte. Të gjithë e njohin admirimin dhe respektin që kam ndaj tij.

Nëse ka një person i cili mund të gjejë sekretin apo mënyrën në të cilën ne duam të luajmë, ai është personi në fjalë.

Për etikën e tij të punës dhe njohurinë e lojës. Ai është një person i cili e respekton kundërshtarin, i cili luan për tifozët dhe që do të luajë vetëm për të fituar. Duke i bindur lojtarët që ta ndjekin.

Njerëzit thonë se nuk fiton trofe, po jepini një herë Mançester Sitin dhe do t’i fitojë ata”, tha Guardiola para gazetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat