Morina merr përgjegjësinë për humbjen

Futboll

Morina merr përgjegjësinë për humbjen

Më: 9 prill 2021 Në ora: 18:22
Morina merr përgjegjësinë për humbjen

Arbëria ka marrë një goditje tejet të rëndë në ‘misionin’ për të mbijetuar, pasi që është mposhtur nga Trepça ’89 në shtëpi me rezultat minimal 1-0.

Trajneri i kësaj skuadre, Arbnor Morina ka mbetur i kënaqur me angazhimin e futbollistëve, por jo edhe me rezultatin final të ndeshjes. Ai thotë që e di se ku ndodhet problemi i skuadrës së tij, megjithëse pranon se përgjegjësia është e tij.

“Loja është humbur dhe përgjetgjësia duhet të bie te dikush. Unë jam ai që e marr përgjegjësinë, ndërkohë që unë dhe kryetari e dijmë se çfarë po i mungon ekipit”.

“Lojtarët asnjëherë nuk janë fajtorë, ata po e japin maksimumin nga ndeshja në ndeshje dhe kjo u pa edhe sot. Tragjike ishte humbja e penaltisë, pasi që kemi mundur të shpëtonim diçka nga kjo ndeshje”, deklaroi fillimisht Morina.

“Nuk mundesh me fitu ndeshjen pa shënu gol, do të thotë duhet të shënosh një gol më shumë se kundërshtari dhe ky është problemi ynë“, përfundoi Morina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat