Po shkëlqen me Realin

Futboll

Po shkëlqen me Realin

Më: 9 prill 2021 Në ora: 18:24
Po shkëlqen me Realin

Vinicius Xhunior (20 vjeç) lindi për herë të dytë ditën e martë, por në botën e futbollit. Të paktën si yll. Hera e parë ishte në shkurtin e vitit 2019, kur ishte vetëm 18 vjeç dhe vlera e merkatos për të shkoi 70 milionë euro. Ishte titullar me Solarin, por gjithashtu arriti të grumbullohej me kombëtaren e madhe duke u bërë njeriu i momentit.

Por, pastaj ecuria e Viniciusit u fut në një proces disi të çuditshëm. Ai luajti 2 herë si titullar kundër Barcelonës, fillimisht në finalen e Kupës së humbur 0-3 dhe në La Liga 0-1.

Në të dyja rastet, Vini ishte lojtari më i mirë për Realin e Madridit. Pak goditje për gol – Vinicius ka qenë gjithmonë i kritikuar për faktin që nuk ka shënjestër dhe gabon shpesh përballë portës kundërshtare. Kjo gjë shkaktoi shumë dyshime dhe sulmuesit brazilian i duheshin 15 goditje për të gjetur rrugën e rrjetës. Megjithatë, këtë sezon rritja e tij ka qenë e jashtëzakonshme edhe në këtë aspekt. Vinicius ka nevojë vetëm për 7,5 goditje në portë për të shënuar.

Ky është një kërcënim më i madh për Barcelonën dhe për skuadrën e Kumanit. Ata nuk duhet të bëjnë kujdes vetëm për Benzemanë, por edhe për Viniciusin. Kundër Liverpulit ai zhvilloi një nga ndeshjet më të mira me fanellën madrilene. Ai arriti të shënonte dopietë në portën e Alisonit për t’i dhënë një fitore të rëndësishme skuadrës së tij në fazën çerekfinale të Ligës së Kampioneve.

I shpejtë, i fortë, i pandalshëm me topin në këmbë ai është një lojtar që shihet si rrezik i madh për portën e Barcelonës dhe mbrojtjen katalanase. Braziliani është rikthyer dhe tani mbetet për t’u parë nëse ishte thjesht një shkëndijë apo do të ketë edhe vazhdimësi për të ardhmen.

Sytë e Zidanit janë nga ai, ndërsa në Katalonjë nuk e bëjnë gjumin të qetë dhe po mendojnë që ta markojnë ashtu siç duhet për të mos i lënë “autostradë” si ndaj Liverpulit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat