Kërçova: Prurje cilësore, është bërë punë e mirë

Futboll

Kërçova: Prurje cilësore, është bërë punë e mirë

Më: 9 prill 2021 Në ora: 19:55
Kërçova: Prurje cilësore, është bërë punë e mirë

Seleksionimet e ekipeve kombëtare të moshave kanë vijuar këtë herë me lojtarët e vitlindjes 2006. Në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamzë janë prezantuar rreth 100 futbollistë, të cilët aktivizohen me ekipet e kampionatit shqiptar për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit të ekipit Kombëtar U-16, Agron Kërçova në një seleksionim njëditor.

Në prononcimin e tij për Fshf.org, trajneri Kërçova shprehet optimist për cilësinë e elementëve të rinj dhe thekson se është bërë një punë e mirë nga të gjithë trajnerët e moshave, të cilët edhe i ka vlerësuar për kontributin e tyre në formimin e futbollistëve të vegjël.

“Ne jemi në fazën e seleksionimit të grup-moshës 2006. Kemi grumbulluar lojtarë nga e gjithë Shqipëria që luajnë me ekipet e klubeve dhe ato të shoqatave. Mendojmë të përzgjedhim lojtarët më të mirë për t´i shërbyer më shumë ekipeve kombëtare të moshave në tërësi.

Disa lojtarë janë të evidentuar, por do t’i rishikojmë edhe në vazhdimësi. Ka shumë prurje dhe mendoj që është punuar shumë mirë. Në këtë rast gjej momentin që të vlerësoj kolegët e mi të cilët kanë punuar shumë mirë me këto grup-mosha. Në momentin që do të mbarojë seleksionimi do të japim dhe përshtypjet tona”, – thotë Kërçova.

Falë seleksionimeve stafi teknik ka mundësinë te pikasë elementë të rëndësishëm që do t´i shërbejnë të ardhmes së futbollit shqiptar. Gjatë gjithë kësaj jave janë zhvilluar disa seleksionime me futbollistë të cilët mund të bëhen pjesë e ekipeve Kombëtare U-18, U-17 dhe U-16.

Të gjitha seleksionimet janë ndjekur nga trajnerët e ekipeve kombëtare kuqezi, të cilët kanë vëzhguar në aksione elementët e përzgjedhur nga stafet përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat