Trajneri i jep një mësim Mustafit

Futboll

Trajneri i jep një mësim Mustafit

Më: 9 prill 2021 Në ora: 20:09
Trajneri i jep një mësim Mustafit

Shkodran Mustafi nuk po arrin të gjejë paqe në karrierën e tij vitet e fundit.

U largua nga Arsenali pa u mbulua me kritika nga ana e tifozëve, por gabimet vazhdojnë ta përndjekin edhe në këtë eksperiencë të re te Shalke. Në duelin e fundit në fushën e lojës mbrojtësi shqiptar ishte sërish protagonist në sektorin e gafave, teksa me një autogol qesharak i fal fitoren kundërshtarëve.

Për këtë arsye trajneri vendosi t’i jepte një mesim, duke e lënë jashtë skuadrës në ndeshjen e fundit të ekipit gjerman. Leksioni duket se u mësuar nga ana e Shkodran Mustafit, që sipas kreut të stolit të Shalkes, ka reaguar në mënyrën e duhur në stërvitje dhe është emëruar përsëri pjesë e skuadrës.

“Ai tregoi një reagim të shkëlqyeshëm, u stërvit shumë dhe dha gjithçka me përkushtim të plotë. Unë jam shumë i kënaqur me reagimin e tij për emërimin në skuadër”, ka thënë ndër të tjera Dimitrios Grammozis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat