Federata spanjolle merr këtë vendim për finalen e Kupës së Mbretit

Futboll

Federata spanjolle merr këtë vendim për finalen e Kupës së Mbretit

Më: 9 prill 2021 Në ora: 20:20
Federata spanjolle merr këtë vendim për finalen e Kupës së Mbretit

Federata spanjolle merr këtë vendim për finalen e Kupës së Mbretit!

Ashtu si të shtunën e kaluar, kur u luajt finalja e edicionit 2020 (e fituar nga Real Sociedad 1-0 ndaj Athletic Bilbao), edhe finalja tjetër e Copa del Rey, ajo e këtij sezoni mes Barcelonës dhe Athletic Bilbaos, do të luhet gjithashtu me dyer të mbyllura, pa praninë e tifozëve.Federata Spanjolle (RFEF) konfirmoi vendimin e saj, duke i dhënë fund spekulimeve rreth mundësisë së një hapje të pjesshme për publikun.

Ndeshja do të luhet në Stadiumin Olimpik në Sevilje të shtunën më datë 17 prill.Barcelona shkon si favorite në këtë ndeshje, me Bilbaon, që i ka eliminuar katalanasit në gjysmëfinalet e Kupës së vitit të shkuar.

Baskët dështuan para 6 ditësh në finale dhe tashmë kanë një tjetër mundësi për të bërë të tyrin trofeun e dytë për nga rëndësia në Spanjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat