Teuta pa tre lojtarë në Fier

Futboll

Teuta pa tre lojtarë në Fier

Më: 9 prill 2021 Në ora: 20:33
Teuta pa tre lojtarë në Fier

Skuadra e futbollit Teuta pa tre lojtarë në Fier!

Teuta luan nesër në mesditë në “Loni Papuçiu”me skuadrën e Apolonisë, me të dyja ekipet që synojnë fitoren për vetë objketivat që kanë dhe janë momentalisht dy ekstremet e renditjes në Superiore.

Për këtë transfertë trajneri Edi Martini nuk do të ketë në dispozicion tre futbollistë, mbrojtësin anësor Kouros, mesfushorin brazilian Iran Junior dhe sulmuesin Ildi Gruda, të tre të dëmtuar dhe që munguan edhe ndaj Laçit të shtunën e kaluar.

Tekniku shkodran pritet t’i besojë të njëjtës 11-she me të cilën mposhti kurbinasit, teksa synimi është marrja e tre pikëve për të nisur shkëputjen në krye të renditjes, duke përfituar edhe nga sfida direkte mes Laçit dhe Vllaznisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat